Arrestohet në Serbi një ish-ushtar i UÇK-së
Autoritetet serbe thotë se kanë arrestuar sot një ish-ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka konfirmuar se arrestimi ka ndodhur në pikën kufitare Horgosh.
Sipas gazetës serbe “Danas”, M.I. është i dyshuar për krime lufte, së bashku me pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër nacionalitetit serb në Prishtinë në vitin 1999.
I dyshuari thuhet se është dërguar në masën e ndalimit për 48 orë.
Lidhur me arrestimin e M.I, Telegrafi ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, por që deri në publikimin e lajmit, nuk ka pranuar ndonjë përgjigje./Telegrafi/