Orban konferencë me Ramën: Shqipëria rol kyç në Europë, nuk mund të prisni anëtarësimin për të përfituar financiarisht

Orban konferencë me Ramën: Shqipëria rol kyç në Europë, nuk mund të prisni anëtarësimin për të përfituar financiarisht

Kryeministri hungarez, Viktor Orban konfirmoi mbështetjen në ecurinë e Shqipërisë drejt BE-së, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin, Edi Rama.

Ai theksoi hapjen e kapitujve të BE-së për Shqipërinë, ndërsa vuri theksin tek nevoja për mbështetje të Ballkanit Perëndimor nga vendet e aleancës.

“Javën e ardhshme në Bruksel do të kemi konferencën ndërqeveritare ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë dhe do të hapet grup-kapitulli i parë dhe për këtë përgëzoj kryeminsitrin Rama e Shqipërinë”, njoftoi ai. “Hungaria në frymën e një politike të përgjegjshme të fqinjësisë së mirë ka ndihmuar BE duke ofruar edhe mbështetje financare për vendet e BP, ju nuk mund të prisni anëtarësimin për të përfituar, pasi ka një instrument nga i cili përfitojnë vendet e BE”, shtoi ai.

Po ashtu, Orban vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon e jo vetëm.

“Shqipëria është një vend jo vetëm miqësor, por edhe i rëndësishëm për ne sepse luan rol të rëndësishëm në sektorë të ndryshëm”, theksoi ai.

Po ashtu, kryeministri Rama vlerësoi mbështetjen e Hungarisë ndaj vendit tonë./vizionplus.tv

MARKETING