Xiaomi thyen rekord në shpejtësinë e karikimit
Kompania kineze, Xiaomi testoi sistemin e saj të ri të karikimit të shpejtë dhe theu të gjitha rekordet e mëparshme!
Xiaomi përdori teknologjinë e re Hyper Charge për smartphone-in e modifikuar M11 Pro me një bateri 4,000 mAh.
Kompania ishte në gjendje të karikonte baterinë nga 0 në 50 për qind të kapacitetit në tre minuta dhe 23 sekonda, dhe deri në 100 për qind në vetëm tetë minuta përmes një lidhjeje me tela 200W. Në demonstrimin e karikimit me wireless 120W, procesi i plotë i karikimit përfundoi për 15 minuta.
Deri më tani, nuk ka asnjë informacion kur teknologjia e re do të hyjë në prodhim masiv.
Kjo nuk është hera e parë që Xiaomi thyen rekordin në shpejtësinë e karikimit. Më parë, Mi 10 Ultra u karikua në 23 minuta me anë të karikimit me tela 120W. Gjithashtu, një version i modifikuar më parë i Mi 10 Pro u karikua përmes karikimit me tel 19W në 19 minuta.
Rivalë të tillë si Vivo dhe Oppo gjithashtu po bëjnë përparim.