Katër të vdekur në Rumani si pasojë e përmbytjeve

Katër të vdekur në Rumani si pasojë e përmbytjeve

Të paktën katër persona kanë vdekur në Rumaninë lindore pasi shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje, ka bërë të ditur njësia e reagimit emergjent të vendit të shtunën.

Nivelet e lumenjve u rritën në disa vende të Evropës Qendrore dhe Lindore pas ditëve me reshje të dendura të shiut.

Më shumë reshje parashikohen në pjesën më të madhe të rajonit gjatë ditëve në vijim, duke vënë në gatishmëri autoritetet në Republikën Çeke, Poloni, Sllovaki, Hungari dhe Gjermaninë jugore dhe pjesë të Austrisë.

Zyrtarët në disa qytete përgjatë kufirit çeko-polak kryen evakuime pasi lumenjtë dolën jashtë nivelit të alarmit, ndërsa kryeqyteti çek, Praga, i cili pësoi përmbytje katastrofike në vitin 2002, ka vendosur barriera nga përmbytjet, raporton Reuters.

Në Rumani, përmbytjet prekën 19 fshatra në tetë qarqe, sipas njësisë së emergjencës.

Agjencia e menaxhimit të ujit të Ministrisë së Mjedisit ka thënë se reshjet prej më shumë se 150 litra për metër katror kishin rënë në zonë në më pak se 24 orë.

MARKETING