Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar sërish për ndalimin e familjeve shqiptare brenda territorit të Serbisë.

Në një adresim në platformën X ajo ka ftuar Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të reagojnë për ndaluar përshkallëzimin e rrezikshëm të Vuçiqit.

“Në pikën kufitare midis Kosovës dhe Serbisë në Bërnjak, grupe serbësh të maskuar po ndalojnë makinat me targa gjermane dhe nuk lejojnë kalimin e shqiptarëve. Policia e Vuçiqit po mbështet këtë përshkallëzim racist, duke parë dhe mos vepruar”, ka shkruar Gërvalla.

“Vuçiqi vazhdon të tradhtojë Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian, duke folur për integrimin evropian ndërkohë që përshkallëzon situatën. Shpresojmë që Gjermania do të kërkojë kalim të lirë, pavarësisht çështjes së litiumit”, vijon tutje kryediplomatja e Kosovës.

Ajo thotë se Kosova do ta mbajë këtë pikë kufitare të mbyllur derisa të sigurohet lëvizja e lirë dhe shqiptarët të jenë të mbrojtur nga skenat e rënda të kriminelëve serbë të maskuar që ndjekin dhe kërcënojnë.

“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të veprojnë me vendosmëri për të ndaluar përshkallëzimin e rrezikshëm të Vuçiqit, përpara se ai të shkaktojë luftë”, përfundon reagimin Gërvalla.

MARKETING