Ndalohet celulari në shkolla, Greqia vendos rregulla të reja për arsimin

Ndalohet celulari në shkolla, Greqia vendos rregulla të reja për arsimin

Nxënësve në shkollat greke do t’u kërkohet t’i mbajnë telefonat celularë në çantë gjatë gjithë kohës mësimore, kur viti i ri akademik të nisë këtë muaj. Rregullorja e re u njoftua nga vetë kryeministri grek.

“Të dhënat shkencore mbi mënyrën se si telefonat celularë ndikojnë tek procesi mësimor janë të shumta. Ato variojnë nga hutimi i nxënësve tek aspekte të tjera të rëndësishme. Celulari nuk ka vend në shkolla gjatë mësimit”,-tha kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis

Në bazë të rregullave të reja, nxënësit që nuk binden do të përjashtohen nga shkolla për një ditë. Në rast se veprimi përsëritet, mësuesit do të mund t’i dëbojnë ata nga mësimi për disa ditë.

Gjithashtu, kush filmon shokët e klasës apo mësuesit pa leje mund të përballet me përjashtim të përhershëm nga shkolla.

MARKETING