SHBA sanksionon mbi 400 kompani për mbështetje ndaj Rusisë në luftën kundër Ukrainës

SHBA sanksionon mbi 400 kompani për mbështetje ndaj Rusisë në luftën kundër Ukrainës

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja ndaj mbi 400 subjekteve për mbështetje ndaj Rusisë në luftën kundër Ukrainës. Sanksionet u shpallën një ditë para Ditës së Pavarësisë së Ukrainës dhe përfshijnë firma në Rusi, Evropë, Azi, dhe Lindjen e Mesme.

Këto firma akuzohen për ndihmë në shmangien e sanksioneve amerikane dhe mbështetje në luftë. Administrata Biden shtoi gjithashtu 123 firma në listën e kontrollit të eksporteve, përfshirë 42 firma kineze dhe 63 ruse.

Kina mohon dhënien e armëve Rusisë dhe mbron tregtinë normale me Moskën. Departamenti amerikan i Thesarit paralajmëroi rregullatorët dhe institucionet financiare të mos bëjnë biznes me degët jashtë shtetit të institucioneve financiare ruse.

Departamenti Amerikan i Thesarit vazhdon të zbatojë angazhimet për të ndërprerë zinxhirët e furnizimit për industrinë ushtarake të Rusisë dhe kanalet e pagesave.

MARKETING