Kapet me heroinë në Kosovës shtetasi i Maqedonisë, vlera 150 mijë euro!

Kapet me heroinë në Kosovës shtetasi i Maqedonisë, vlera 150 mijë euro!

Policia e Kosovës njoftoi se dje ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, te e cili janë gjetur mbi gjashtë kilogram drogë heroinë e cila ishte e dedikuar për shitje.

Në kumtesën e sotme të policisë bëhet e ditur se Drejtoria për Hetime të Tregtisë së Narkotikëve në kuadër të policisë në Prishtinë, në bashkëpunim me institucionet lokale të sigurisë, “më 21.08.2024, pas punës intensive hetuese në teren, ka ndërmarrë masa operative, me çka është identifikuar një person shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili dyshohet se posedonte, të gatshme për shitje, substancë narkotike të llojit heroinë”.
Nga policia thonë se heroinën të dyshuarit ia kishin sjellë dy persona të tjerë, të cilët pastaj me automobil ishin larguar nga vendi i ngjarjes.
Vlera e heroinës së konfiskuar është rreth 150.000 euro.
“Pas ndërhyrjes së policisë së Kosovës tek personi i dyshuar janë gjetur gjashtë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë të përgjithshme prej 6.137,6 gramë, ku vlera e substancës së dyshuar narkotike e cila është konfiskuar vlerësohet të jetë rreth 150.000 euro”, njoftoi policia.

Si dëshmi materiale janë marrë dy telefonë, një automobil dhe 4.305 denarë.
I dyshuari ishte dërguar në bisedë në praninë e avokatit dhe me vendim të prokurorit shtetëror i është caktuar paraburgim 48-orësh, përderisa dy personat e tjerë i kërkon policia.

MARKETING