(VIDEO) Ministria e Bujqësisë planifikon ta kthejë sistemin e ujitjes

(VIDEO) Ministria e Bujqësisë planifikon ta kthejë sistemin e ujitjes

Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë vitin e ardhshëm do të fillojnë zbatimin e programit 10-vjeçar, me të cilin do të ndahen 20 milionë euro në nivel vjetor për investime dhe kthimin e sistemeve të ujitjes në gjendje funksionale. Këtë gjatë vizitës së sotme në Dellçevë e paralajmëroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunoski, duke theksuar se Qeveria dhe Ministria janë të vetëdijshme se uji është element thelbësor në prodhimtarinë bujqësore.

MARKETING

Description of image

 CVETAN TRIPUNOVSKI, MINISTËR I BUJQËSISË, PYLLTARISË DHE EKONOMISË SË UJËRAVE

“Ne nuk mund të shpresojmë në prodhim rentabil, as në cilësi dhe as në sasi, nëse nuk kemi sasinë e ujit. Jo vetëm në pjesën lindore, pothuajse në të gjithë territorin, do të punohet intensivisht për kthimin e sistemeve në gjendje funksionale, me vetëdije se është element kyç në prodhimtarinë bujqësore”.

Ai u përqendrua edhe në reduktimin e fondit blegtoral dhe sqaroi se  çfarë planifikojnë të zbusin situatën me uljen e numrit të bagëtive. Tripunovski tha se nga programi i ardhshëm i vitit 2025 do të japin mbështetje të shtuar, e gjitha kjo me qëllim të kthimit të fondit blegtoral, sepse siç tha, duhet të sigurojnë ushqim vendor për  eksport të produkteve bujqësore.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING