Indeksi i transparencës aktive tregon përmirësim prej 4 për qind tek Qeveria, ministritë dhe komunat
Çështja e hapjes së urës mbi lumin Ibër këto ditë ka nxitur reagime të shumta nga faktori ndërkombëtarë.
Si rrjedhojë e kësaj, sot (e mërkurë) është parë një prani më e shtuar e trupave të KFOR-it.
Përveç veturave të EULEX-it, aty janë parë edhe autoblindat e KFOR-it dhe veturat e karabinierëve italianë.
Aty kanë vazhduar edhe sot punimet, përkatësisht në pjesën mbi urë dhe pjesët rrethuese të saj.
Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se hapja e urës nuk është kundër askujt, aq më pak ndaj partnerëve tanë.
“Hapja e urës nuk është kundër askujt e aq më pak partnerëve tanë Kosova është shtet normal dhe urat e saj duhet të jenë të hapura”, tha ai. /Telegrafi/