Shitjet ne Alkaloid rriten për 7%

Shitjet ne Alkaloid rriten për 7%

Sipas bilancit të vetëm të suksesit në periudhën janar – qershor 2024, shitjet në Alkaloid kanë arritur në 6.709.614.706 denarë, që është 7% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftojnë nga “Alkaloid”.

Nga atje thonë se gjithsej shitjet e konsoliduara arrijnë në 9.475.222.706 denarë, që është 12,5% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. “Shitjet e konsoliduara në tregun e brendshëm janë rritur për 18% dhe totali i eksporteve të konsoliduara të kompanisë është rritur për 10%.Nga totali i shitjeve të konsoliduara, 31% janë realizuar në tregun e brendshëm, ndërsa 69% në tregjet e huaja”, thuhet në komunikatën e tyre.

 

MARKETING