Një i vdekur e katër të lënduar në aksident në autostradën ‘Arbën Xhaferi’

Një i vdekur e katër të lënduar në aksident në autostradën ‘Arbën Xhaferi’

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai ka bërë me dije se personi që ka mbetur i vdekur është një 44-vjeçar. Kurse, lidhur me shkaktimin e aksidentit në fjalë me urdhër të prokurorit një person i dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejmë ligjore.

“Rreth orës 14:00 në autostradën “Arbën Xhaferi” Lipjan -Ferizaj km-15 është shkaktuar aksident trafiku ku janë përshirë dy automjeteve transportuese (Kombi) njëri në lëvizje, ndërsa tjetri i ndalur në shiritin emergjent. Si pasojë e aksidentit dyshohet se një person i gjinisë mashkull rreth 44 vjeçar ka vdekur ne vendin e ngjarjes, ku vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa katër persona kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë transportuar ne QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor”, ka thënë Hoxha.

Ai tha se ekipet relevante policore kanë dal ne vendin e aksidentit, përfshirë edhe ato të hetimeve të cilat po punojnë në identifikimin e shkaqeve të aksidentit dhe rrethanave që e karakterizojnë, kurse lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.
Kurse, Policia e Kosovës ka kërkuar nga të gjithë drejtuesit e automjeteve te jenë më vigjilent dhe te respektojnë rregullat ne trafikun rrugor

“Humbja e jetëve njerëzore si pasojë e pakujdesisë së drejtuesve te automjeteve po behet gjithnjë e më shqetësuese, andaj kërkojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve te jenë më vigjilent dhe te respektojnë rregullat ne trafikun rrugor. Respektimi i shenjave në trafik dhe përshtatja e shpejtësisë me kushtet në rrugë është domosdoshmëri për një siguri me te madhe rrugore”, ka thënë Daut Hoxha.

Megjithatë, Policia e Kosovës po ndërmerr dhe do te ndërmerr në vazhdimësi masa rigoroze ligjore ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me rregullat dhe ligjet e trafikut dhe në një mënyrë apo tjetër rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në rrugë

MARKETING