Ushtarët izraelitë djegin një shtëpi për argëtim në Gaza

Ushtarët izraelitë djegin një shtëpi për argëtim në Gaza

MARKETING

Në rrjetet sociale janë shfaqur pamjet e momenteve kur ushtarët izraelitë dogjën shtëpinë e një familjeje palestineze për argëtim në Rafah, që ndodhet në jug të Rripit të Gazës nën sulm, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sample Image

Sipas pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale, ushtarët izraelitë i vunë zjarrin shtëpisë së një familjeje palestineze në Rafah, e cila u detyrua të migronte nga rajoni për shkak të sulmeve.

Në video shihet se salloni i shtëpisë është djegur dhe një ushtar izraelit i ka vënë zjarrin dhomës së gjumit.

Në pamje shihet se një ushtar izraelit djeg një sfungjer në dhomën e të gjumit me ndihmën e deodorantit dhe një çakmak.

Nuk është bërë e ditur se kur ka ndodhur ngjarja, e cila ka ngjallur reagime në rrjetet sociale.

Ushtria izraelite e ka kthyer Rripin e Gazës në gërmadha me sulme të vazhdueshme që nga 7 tetori 2023.

Ndërsa sulmet ajrore dhe tokësore të ushtrisë në rajon vazhdojnë, ushtarët izraelitë shpesh u vënë zjarrin shtëpive palestineze.

Ushtarët izraelitë nuk hezitojnë të regjistrojnë momentet kur digjen shtëpitë palestineze dhe t’i ndajnë ato në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.

MARKETING