Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës me shumicë dërmuese të votave ka votuar kundër iniciativës së partisë katalunase “Junts” për t’i kërkuar Qeverisë spanjolle njohjen e shtetit të Kosovës.

Në videon e publikuar nga Parlamenti i Spanjës bëhet e ditur se 293 deputetë kanë votuar kundër, 25 në favor dhe 27 deputetë kanë abstenuar.

Ditë më parë, Miriam Nogueras, anëtare e Parlamentit, zëdhënëse e partisë katalunase në një deklaratë për Telegrafin kishte thënë se presin mbështetje nga të gjitha partitë politike katalane, baske dhe galike.

“Nuk mund të them të njëjtën gjë nga partitë politike spanjolle. Ne do të negociojmë deri në minutën e fundit”, ishte shprehur Nogueras.

MARKETING