(VIDEO) VLEN: Erdhi koha për ndëshkim, Fronti Evropian: VLEN është “hyzmeqari i VMRO-së”

(VIDEO) VLEN: Erdhi koha për ndëshkim, Fronti Evropian: VLEN është “hyzmeqari i VMRO-së”

Deputet nga kampet kundërshtare politike lëshuan akuza për njeri-tjetrin gjatë seancës së Kuvendit. Deputeti i nga Lëvizja Besa dhe që bëjnë pjesë në koalicionin VLEN, Adnan Azizi, tha se me formimin e qeverisë së re, të gjitha premtimet do të bëhen realitet, ndërsa theksoi se do të ketë zhvillim të jashtëzakonshëm ekonomik. Azizi nuk la pa e përmendur edhe qeverinë tani më në ikje, atë të BDI-së, duke drejtuar një sërë akuzash.

ADNAN AZIZI, DEPUTET NGA VLEN

“Pasi sot do të votohet qeveria e re, e cila do të udheqë me shtetin për katër vite, më lejoni nga këtu të ju them, lamtumirë regjim, mirë se erdhe ndryshim, është koha të kalojmë në veprim, erdhi dita për ndëshkim. Të dashur qytetarë dhe të nderuar shqiptarë, ne jemi këtu si pjesë e koalicionit për t’ju garantuar se shqiptarët këtë radhë do të përfaqësohen denjësisht në koalicionin VLEN-VMRO-ZNAM”.

Ndërkaq, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Blerim Bexhetit nga Fronti Europian, duke e quajtur Adnan Azizin, deputet të produktit të inzhineringut zgjedhor, ndërsa VLEN-in e quajti formacion hyzmeqar.

BLERIM BEXHETI, DEPUTET NGA FRONTI EUROPIAN

“Më vjen keq, që ju edhe në foltore por edhe kolegët e juaj, dilni me ndjenjën e infrioritetit. Fituesit ashtu siç mundoni të gënjeni ju, nuk ankohen se kanë qenë zgjedhjet e këqija. Ministër i Punëve të Brendshme ka qen kuadër i VMRO-DPMNE-së, Pançe Toshkovski dhe gjithë than se zgjedhjet kanë qenë të rregullta dhe demokratike. Si përfaqësues i koalicionin “Mozheme” flisni apo si?. Tash e kam të qartë diskutimin e mandatarit në Veles, kur bënte krahasimin e hyzmeqarëve. Koha do ta dëshmon nëse se kupton akoma se hyzmeqarë më të mirë nuk mund të gjen”.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING