Forcat izraelite sulmojnë zonën me tenda në Rafah, 18 të vrarë
Forcat izraelite kryen sulme të rënda artilerie me tanke në atë rajon në perëndim të Rafahut.
Në deklaratën e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, thuhet se, sipas informacioneve fillestare, nga sulmi janë vrarë të paktën 18 persona dhe 35 janë plagosur.
Dëshmitarët okularë raportojnë se tanket e ushtrisë izraelite bombarduan zonat ku ndodheshin tendat palestineze dhe se shpërthyen disa zjarre.

