Zvicra, vendi më i shtrenjtë në Evropë për mallrat e konsumit dhe shërbimet

Zvicra, vendi më i shtrenjtë në Evropë për mallrat e konsumit dhe shërbimet

Zvicra është regjistruar si vendi me indeksin më të lartë të çmimeve për mallrat e konsumit dhe shërbimet në Evropë, transmeton Anadolu.

Instituti i Statistikave të Türkiyes shpalli rezultatet e “Paritetit të Fuqisë Blerëse dhe Shpenzimeve të Konsumit Final të Familjeve” për vitin 2023.

Sipas statistikave, indeksi i nivelit të çmimeve tregon fuqinë blerëse krahasuese të monedhave kombëtare të vendeve sipas kursit të këmbimit. Nëse indeksi i nivelit të çmimeve të një vendi është më i madh se 100, ai konsiderohet “i shtrenjtë” në krahasim me mesataren e grupit të vendeve me të cilat krahasohet, dhe nëse është më pak se 100, konsiderohet “i lirë”.

Sipas rezultateve të Türkiyes për vitin 2023, indeksi i nivelit të çmimeve për mallrat e konsumit dhe shërbimet ishte 42. Kjo vlerë tregoi se e njëjta shportë mallrash dhe shërbimesh të blera për 100 euro në 27 vendet e Bashkimit Evropian (BE), në Türkiye mund të blihej me lira turke për 42 euro.

Krahasimet janë bërë midis 27 vendeve anëtare të BE-së, 3 vendeve të Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA) (Zvicra, Islanda dhe Norvegjia), 5 vende kandidate (Türkiye, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria) dhe 1 vend kandidat potencial (Bosnjë dhe Hercegovina).

Krahasuar sipas vendeve, midis 36 vendeve, vendi me indeksin më të lartë të çmimeve për mallrat e konsumit dhe shërbimet ishte Zvicra me 174, dhe vendi më i ulët ishte Türkiye me 42.

Kur indeksi i nivelit të çmimeve për grupin e mallrave dhe shërbimeve të konsumit të Türkiyes u ekzaminua sipas nëngrupeve, indeksi i mjeteve personale të transportit ishte 143 dhe u pa se niveli i çmimeve të këtij grupi ishte mbi mesataren e vendeve të BE-së.

Në bazë të nëngrupeve të tjera, indeksi i elektronikës u regjistrua si 69. Niveli i çmimeve të Türkiyes në këtë grup ishte më i lartë se nëngrupet e tjera. Nga ana tjetër, indeksi i veshjeve ishte 30 dhe, me çka niveli i çmimeve në këtë grup ishte më i ulët se nëngrupet e tjera.

Türkiye u përcaktua si vendi me vlerën më të ulët të indeksit të veshjeve midis 36 vendeve të përfshira në krahasime. Në grupin e restoranteve dhe hoteleve, vlera e indeksit të Türkiyes ishte 57.

Indekset krahasuese të nivelit të çmimeve për mallrat e konsumit dhe shërbimet sipas vendeve janë si më poshtë:

Vendet Shpenzimet e konsumit final të familjeve
Zvicra 174
Islanda 156
Danimarka 143
Irlanda 142
Luksemburgu 135
Norvegjia 125
Finlanda 125
Holanda 118
Belgjika 116
Suedia 114
Austria 112
Franca 110
Gjermania 110
Bashkimi Evropian 27 100
Italia 99
Estonia 98
Spanja 93
Sllovenia 91
Qiproja Jugore 91
Malta 89
Çekia 89
Sllovakia 89
Portugalia 88
Greqia 87
Letonia 87
Lituania 82
Kroacia 76
Hungaria 76
Serbia 68
Shqipëria 66
Polonia 66
Mali i Zi 64
Rumania 60
Bullgaria 60
Bosnjë dhe Hercegovina 58
Maqedonia e Veriut 52
Türkiye 42

MARKETING