Viktor Orban: Vullneti i popullit evropian u injorua në Bruksel

Viktor Orban: Vullneti i popullit evropian u injorua në Bruksel

“Vullneti i popullit evropian u injorua në Bruksel”, tha kryeministri hungarez Viktor Orban në X.

Sipas Orban, partitë e djathta u forcuan, e majta dhe liberalët humbën terren si rezultat i zgjedhjeve evropiane: “PPE, nga ana tjetër, në vend që të dëgjonte votuesit, më në fund u bashkua me socialistët dhe liberalët:  sot bënë një marrëveshje dhe i ndanë mes vete postet kryesore të BE-së. Atyre nuk u intereson realiteti, nuk u intereson rezultatet e zgjedhjeve evropiane dhe nuk u intereson vullneti i popullit evropian.

“Ne nuk duhet të jemi naivë: ata do të vazhdojnë të mbështesin migrimin dhe të dërgojnë edhe më shumë para dhe armë në luftën Rusi-Ukrainë. Ne nuk do të dorëzohemi para kësaj! Ne do të bashkojmë forcat e së djathtës evropiane dhe do të luftojmë kundër burokratëve pro emigracionit dhe luftës”, theksoi Orban.

 

MARKETING