Hasani: Legjitimitetin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut e ka Fronti Evropian

Hasani: Legjitimitetin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut e ka Fronti Evropian

Deputeti i Frontit Evropian, Ilir Hasni në emisionin “Intervistë në SHENJA”, i pyetur nëse do të ishte e shëndetshme për shqiptarët që BDI të shkojë në opozitë dhe të ketë rotacion politik, deklaroi se në pushtet do të shohim dikë që shumë shpesh ka qenë në pushtet, andaj nuk pajtohet edhe me këtë koncept.
“Ideja të vije një forcë e re e shëndosh është ok, nuk kam asgjë kundër, por. Një gjë nuk mund ta kuptoj dhe duhet ta them. Nuk është problem të shihen numrat. E dëgjova një ditë Zekirjain, me sa përkushtim atë konceptin të cilin e ka formu se me çdo kusht duhet ta mbroj se ata janë përfaqësuesit të legjitimitetit të shqiptarëve në Maqedoni. Nuk e di edhe vet nuk e beson dhe për mua ishte mjaft shqetësuese për shkak se është e pakrahasueshme numri 13 që tani u bë 14 me numrin 19 që tani u bë 18. Numra absolut janë ato”, tha Hasani.
Hasni tha se legjitimitetin e shqiptarëve në Maqedoni, një votë të ketë qenë më tepër, jo katër deputet, aty është legjitimiteti. /SHENJA/

MARKETING