(VIDEO) Java e kuzhinës turke, promovohen ushqimet tradicionale

(VIDEO) Java e kuzhinës turke, promovohen ushqimet tradicionale

Bashkëshortja e ambasadorit të Republikës së Turqisë Fatih Ulusoy, Shejma Nur Ulusoy, në kuadër të Javës së Kuzhinës Turke nën konceptin Takimi i Historisë, Kulturës dhe Natyrës: Shijet e pjesës së Egjeut të kuzhinës turke, promovoi ushqimet të cilat e karakterizojnë kuzhinën turke. Ajo tha se kjo kuzhinë përbëhet nga shije të ndryshme të cilat janë të përhapura anembanë botës.

SHEJMA NUR ULUSOY, GRUAJA E AMBASADORIT TURK

Si rezultat i iniciativës së gruas së presidentit Rexhep Taip Erdogan, zonjës së parë Emine Erdogan dhe nën presenze të kuzhinierëve dhe akademikëve u botua libri I recetave të kuzhinës turke i cili përfshinë shijet e njohura të kuzhinës turke. Për këtë rast në Turqi dhe në vende të ndryshme të botës organizohet java e kuzhinës turke”.

Ajo theksoi se në kuadër të lidhjeve historike kulturore me shoqërinë nga Azia Qendrore e deri në mes të Europës i kanë shkëmbyer traditat dhe e kanë zgjeruar kuzhinën turke në dimenzione shumë të mëdha. Në kuadër të këtij aktiviteti disa të pranishme garuan në përgatitjen e ushqimeve turke dhe u vlerësuan nga kuzhinierë me përvojë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING