(VIDEO) Shoqata “Vizioni M” realizon projektin leximor me nxënësit e Kumanovës
Nxënësit që marrin pjesë në projektin e leximit e konsiderojnë këtë si përgatitje për të ardhmen e tyre. Ata theksojnë se leximi i librave u ndihmon të fitojnë njohuri të gjith anshme, e kjo po ndodhë falë projektit të shoqatës Vizioni-M.
ADIATA SALIHI, NXËNËSE
“Librat që na u ofruan nga Vizioni M jemi shumë të faleminderues sepse na mëson se cfarë vlere ka libri. Libri na mëson për jetën se si të sillemi , si të vazhdojmë jetën hap pas hapi. Libri na mëson se si të krijojmë një ambient më të shoqërues, më familjar, më të dashur për të gjithë antarët rreth nesh dhe shoqërinë tonë. Libri është dicka shumë me vlerë dhe në kohën e tashme nuk lexohen shumë libra por falë Vizionit M, ai na mundësoi që t’i rikthejë nxënësit që të lexojnë libra dhe t’i mësojë në rrugën e drejtë të jetës”.
RUFIJE LIMANI, NXËNËSE
“Përshëndetje,unë jam Rufije Limani nga shkolla Bajram Shabani, jam klasa e nëntë. Sot kemi ardhur, kemi organizuar këtë klubin leximor dhe t’i tregojmë të gjithëve shqiptarëve se sa shumë ka rëndësi libri në jetët tona.”
ISRA VESELI, NXËNËSE
“Jam Isra Veseli, jam nxënëse e klasës së shtatë në shkollën fillore ‘Dituria’. Ne në këtë projekt kemi lexuar shumë vepra të njohura të cilët na kanë shërbyer të mësojmë shumë njohuri të ndryshme dhe dituri për një të ardhme tonë. Veprat të cilët kemi lexuar janë: Historia e Skëndërbeut, Hekurani në artast dhe Adventurat e Tom Sojerit.”
Leximi i librave i bënë nxënësit që të imagjinojnë, e këtë përvojë ta shprehin edhe duke vizatuar në hamere.
RONA IMERI, NXËNËSE
“Sot bashkë me shoqet e punuam këtë hamer, librin ‘Sarajet e bardha’ nga Vehbi Kikaj, këtu është pallati që shfaqet edhe në fotografinë e librit ‘Sarajet e Bardha’ këtu është Mirusha që është personazhe e tregimit, këtu është arkitekt Bardhi duke menduar se si të bëjë këtë pallatin e ri”.
BLERTA SALIJI, NXËNËSE
“Unë quhem Blerta Saliji dhe mësoj në shkollën fillore ‘Dituria’ Likovë. Librat të cilët kemi lexuar në projektin klubi leximor ‘Bashkimi’ nga Vizioni-M janë shumë domethënës. Kemi lexuar libra nga shkrimtarë të ndryshëm si për shembull: Për ty nga Esat Mekuli, Tregime nga Xhabir Ahmeti dhe gjithashtu Juvenilia nga Dren Mjeda. Gjithashtu e kemi lexuar edhe veprën Aventurat e HalkoBerifingit nga Mark Tëin, shkrimtar anglez. Librat që kemi lexuar mendoj që janë shumë domethënëse dhe na pasurojnë me vlera për të ardhmen tonë”.
Këtë projekt e kanë përshkruar si të suksesshëm edhe drejtorët, pedagogët dhe arsimtarët e shkollave fillore. Ata kanë falënderuar shoqatën kulturore Vizioni-M dhe duke shpresuar që të kenë edhe shumë aktivitete të tjera si këto.
MUHAMET ZEQIRI, DREJTORI I SHKOLLËS FILLORE NAIM FRASHËRI
“Qëllimi i këtij aktiviteti apo i këtij projekti gjithmonë ishte që nxënësit tanë, konkretisht të shkollës fillore ‘Naim Frashëri’ në Kumanovë t’i largojmë nga rrjetet sociale dhe përafërsisht t’i afrojmë afër librit”.
SEMIR QAILI, PEDAGOG I SHKOLLËS FILLORE “DITURIA”
“Klubi leximor ‘Bashkimi’ në kuadër të shoqatës kulturore Vizion-M, këtë vit shkollor ka realizuar prjektin në shkollën fillore ‘Dituria’-Likovë, ku ishin të përfshirë klasat nga e gjashtë deri në klasën e nëntë, ku gjithsej të përfshirë kishim 60 nxënës. Qëllimi i këtij projëkti ishte të ngritet vetëdija tek nxënësit për lexim”.
QAMILE LATIFI, ARSIMTARE E GJUHËS DHE LETERSISË SHQIPE
“Kemi arritur t’i realizojmë të gjitha këto orët me sukses madje jemi në përfundim të lektyrës së pestë. Katër lektyrat e para është bërë edhe përpunimi i lektyrave, madje janë krijuar edhe disa hamere që fëmijët sipas imagjinatës së tyre duke lexuar e kanë shpalosur nëpër hamere dhe shpresojë që ky projekt me të vërtetë është shumë për t’u përshëndetur dhe shpresojë që do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”.
Arsimtarja Qamile Latifi shtoi se edhe pse numri ishte i kufizuar deri në 60 nxënës, për shkak të intersimit të madh të nxënësve ka ndodhur që edhe të tejkalojnë këtë numër sipas mundësive të tyre që i kanë.
Ky projekt i cili ka filluar që nga muaji shkurt dhe do të përfundojë në muajin maj të këtij vitit, nuk ka qenë interesim dhe mbështetje vetëm nga nxënësit por edhe nga prindërit e tyre, me qëllim që fëmijët e tyre të njihen me botën e librave dhe të ndikojë në jetën e tyre në mënyrë pozitive. /SHENJA/