‘Bota në fokus’: Perandoria Osmane në Luftën e Parë Botërore

‘Bota në fokus’: Perandoria Osmane në Luftën e Parë Botërore

Lufta e Parë Botërore do ti jepte goditjen e fundit Perandorisë 600 vjeçare që sundoi Lindjen dhe Perëndimin.

Në përpjekjet e tyre për pavarësi dhe në vazhdin e krijimit të shteteve kombe, Perandoria Osmane përveç që luftonte me fuqitë e mëdha të Europës, si Franca, Britania e Madhe dhe Rusia që ishin blloku i Antantës, do duhej të menaxhonte edhe trazirat brenda kufinjve perandorak të popujve të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit.

Këto përpjekje të inspiruara nga një rend i ri botëror në horizont, do të ndihmoheshin nga fuqitë e Antantës që t’ia kthejnë pushkën perandorisë së madhe të Osmanit, ndërsa si element i dytë që i hudhi benzinë zjarrit, ishte pushteti i ri në Stamboll që nënshtroi sulltanin dhe po e dërgonte perandorinë drejt rënies pa kthim.

Lufta e Parë Botërore do ta tkurrë perandorinë Osmane madje edhe më shumë se sa kufinjtë e sotshëm të shtetit modern turk. Viktima më e madhe ishte perandoria Osmane, që humbi territore gjithandej, ndërsa popujt muslimanë të Ballkanit dhe Lindjes së Mesme do të binin nën zgjedhën e fuqive evropiane në atë që njiohet si periudha e kolonializmit perëndimor.

MARKETING