‘Bota në fokus’: Shfronësimi i Abdulhamidit II dhe pushteti i xhonturqve

‘Bota në fokus’: Shfronësimi i Abdulhamidit II dhe pushteti i xhonturqve

Nën presionin e dyfishtë të ekspansionit ekonomik dhe imperial europian dhe të rritjes së pakënaqësisë së brendshme, pjesëtarët e elitës osmane kërkuan ť’i rirregullojnë institucionet qeverisëse të shteteve të tyre.

Në Perandorinë Osmane, xhonturqit rivendosën kushtetutën e 1876-s, duke shpre- suar se premtimet e saj për barazi për të gjithë qytetarët osmanë do të krijonin një frymë uniteti dhe një gatishmëri për përqafimin e reformës.

Por xhonturqit ndoqën një politikë osmanizmi në një kohë kur bashkësitë e ndryshme etnike brenda perandorisë kërkuan ose pavarësi, ose autonomi më të madhe politike dhe kulturore. Përpjekjet e qeverisë së Klubit për Bashkim dhe Përparim për ta balancuar osmanizmin me kontrolle më të rrepta qendrore i tëhuajtën grupet që kishin përfituar nga sundimi i gjatë i Abdulhamidit II.

Prapëseprapë, me gjithë forcat centrifugale në punë, shumica e banorëve arabë dhe turq të perandorisë i qëndruan besnikë shtetit osman dhe besuan se duhej t’i bëhej ballë ndërhyrjes europiane.

Megjithatë, në vitin 1909 xhonturqit dhe KBP e shfronësuan Sulltan Abdulhamidin II dhe e internuan në Selanik.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING