Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian ka folur për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Kryeministri shtoi se planin e zgjerimit të BE-së e shohin si hap të duhur në drejtim të duhur, derisa përsëriti se masat ndëshkuese ndaj Kosovës duhet të largohen.
“Pas një dekade stagnimi zgjerimi i Bashkimit Evropian është kthyer në agjendë. Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka rikthyer rëndësinë e zgjerimit të BE-së. Në dhjetor 2023 samiti i BE me Ballkanin Perëndimor rikonfirmoi të ardhmen e rajonit tonë në BE. Më 15 dhjetor 2022 në Pragë të Çekisë që po e mbante presidencën e BE-së asokohe ne dorëzuam aplikacion për anëtarësim në BE”, tha Kurti.

Ai u shpreh se anëtarësimi në BE duhet të jetë i bazuar në meritokraci, transmeton Telegrafi.
“Si demokracia më e avancuar në rajon ne jemi të gatshëm tu përgjigjemi mijëra pyetjeve teknike që vijnë nga Komisioni Evropian. Kosova është e gatshme jo vetëm për statusin e kandidatit por edhe për të hap negociatat dhe kapitujt e shumë drejt anëtarësimit”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri Kurti tutje theksoi se anëtarësimi në BE është zgjedhje strategjike.

“Ne kemi bërë zgjedhje andaj agjenda e reformave evropiane në qeverinë tonë që nga fillimi i mandatit është trajtuat me shumë seriozitet. Shumë reforma e ligje e strategji janë mbyllur. Kemi zbatuar mbi 70% të reformave që kemi planifikuar së bashku me komisionin evropian ose 245 nga 341 reforma të planifikuara”, tha Kurti.

Ai shtoi se javën e kaluar BE ka aprovuar Planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor që ka dy qëllime të përshpejtojë zhvillimin socio-ekonomik të rajonit me BE dhe në këtë mënyrë të përshpejtojë procesin e anëtarësimit në BE.

“Planin e zgjerimit e shohim si hap të duhur në drejtimin e duhur. Nuk duhet të ketë përfitime nga BE e as fonde pa i përqafuar vlerat e BE-së. Masat që janë ndaj Kosovës bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE, sidomos me Planin e rritjes dhe qëllimit të tij. Këto masa duhet të largohen”, tha Kurti.

MARKETING