‘Bota në fokus’: Muhamed Ali Pasha – shqiptari që krijoi Egjiptin modern

‘Bota në fokus’: Muhamed Ali Pasha – shqiptari që krijoi Egjiptin modern

-Muhamed Aliu ishte një shqiptar i lindur në vitin 1769 në pjesën evropiane të Perandorisë Osmane.
-Në këtë vit në Evropë do të lindte edhe një strateg tjetër, i cili do t’i jepte fytyrë të re Evropës dhe do ta fuste atë në kohët moderne. Ai ishte Napoleon Bonaparti.

-Si Bonaparti në Perëndim, edhe Muhamed Aliu në Lindje, do t’i jepnin botëve të tyre çelësin e ndryshimeve të mëdha dhe progresit në fushat ushtarake, ekonomike dhe politike.

-Muhamed Ali Pasha, është një nga njerëzit më të spikatur që historia shqiptare e shekullit të 19-të ka prodhuar.

-Ai u lind në qytezën e Kavallës, që në atë kohë ishte një port i vogël i Rumelisë, apo pjesës evropjane të perandorisë.

-Duke patur që në 1803-shin, nën komandë batalionin e shqiptarëve, Muhamed Aliut do t’i duhej të përballej me fuqinë e bejlerëve egjiptian të njohur si mamlukët.

-Në kohën kur Muhamed Aliu ishte bërë sundues i Egjiptit, në Arabinë e sotme (Saudite), që në atë botë ishte pjesë e Kalifatit Osman, familja e Saudëve, e inspiruar nga mësimet e dijetarit arab, Muhamed Ibn Abdul Vahab, i cili kërkonte reformimin e fesë islame dhe kthimin në traditën e sahabëve të hershëm të Islamit, kishte nisur të krijojë shtetin saudit, sipas traditës selefiste.

-Për këtë arsye, Muhamed Aliu do të dërgonte djalin e tij, Tosun Pashën në Qytetet e Shenjta për t’ia kthyer ato fisit të kurejshëve dhe kujdestarit të tyre, sulltanit, dhe për larguar nga to pushtuesit e Nexhdit.

-Fushatat e bijve të Muhamed Aliut do të përfundonin me sukses kur në 1818, forcat shqiptaro-egjiptiane pushtuan kryeqytetin saudit, Darijan dhe burgosën Abdullah ibn Saudin.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING