SHBA shkatërron një raketë balistike anti-anije të lëshuar nga grupi Huthi në Detin e Kuq

SHBA shkatërron një raketë balistike anti-anije të lëshuar nga grupi Huthi në Detin e Kuq

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha se forcat e saj shkatërruan një raketë balistike anti-anije të lëshuar mbi Detin e Kuq të enjten nga grupi Huthi i Jemenit, transmeton Anadolu.

“Nuk ka pasur lëndime apo dëme të raportuara nga SHBA-ja, koalicioni apo anijet tregtare”, tha CENTCOM në X.

CENTCOM tha se përcaktoi se raketa paraqiste “kërcënim të menjëhershëm” për forcat e SHBA-së dhe koalicionit dhe anijet tregtare në rajon.

Grupi Huthi i Jemenit ka shënjestruar anije mallrash në Detin e Kuq në pronësi ose operim të kompanive izraelite ose që transportojnë mallra drejt dhe nga Izraeli në shenjë solidariteti me Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën sulme izraelite që nga 7 tetori.

Deti i Kuq është një nga rrugët detare më të përdorura në botë për dërgesat e naftës dhe karburantit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka njoftuar së fundmi krijimin e një misioni shumëkombësh, operacionin “Prosperity Guardian”, për të kundërshtuar sulmet e Huthive.

MARKETING