Përmbyset një anije me 30 emigrantë në Itali, humbin jetën 9 persona

Përmbyset një anije me 30 emigrantë në Itali, humbin jetën 9 persona

Një anije me të paktën 30 persona u përmbys rreth 30 milje detare në juglindje të ishullit Lampedusa në ujërat e Italisë. Pavarësisht kushteve të vështira, anijet patrulluese arritën të gjenin disa të humbur.

Autoritetet kanë bërë më dije se të shpqtuarit vuanin nga hipotermia ndërsa po transportoheshin në Lampeduza. Autoritetet italiane raportuan mbrëmë se numëruan 23 të mbijetuar të cilët u dërguan në ishullin italian, midis Siçilisë dhe Tunizisë.
Agjencia e lajmeve ANSA raportoi se një nga 23 të shpëtuarit nuk arriti të mbijetonte duke e rritur numrin e nga 8 të vdekur në nëntë. Mësohet se mes viktimave ka edhe një fëmijë, teksa rrethanat e aksidentit fatal janë të paqarta.

MARKETING