‘Bota në fokus’: Ngadhënjimi i shiizmit
-Safevidët ishin ose me origjinë kurde, ose me origjinë turke. Në fundin e shekullit të trembëdhjetë, një anëtar i familjes safevide themeloi një vëllazëri fetare Sunnite sufite në Azerbajxhan, në rajonin turqishtfolës të Iranit Veriperëndimor.
-Vëllazëria bëri për vete ndjekës të flaktë midis fiseve baritore turke të zonës, dhe ndikimi i saj ishte shtrirë nga fundi i shekullit të pesëmbëdhjetë në Anadoll dhe Siri.
-Në vitin 1494, një djalë shtatëvjeçar i quajtur Ismail e zëvendësoi të vëllanë si prijësi i urdhrit dhe në fund e shndërroi atë në një institucion perandorak. Forcat e Ismailit morën qytetin e Tebrizit në 1501-shin dhe ai e shpalli veten shah (mbret). Ismaili organizoi më pas një varg fushatash në të cilat këzëllbashët i vunë nën kontrollin safevid zonat e Anadollit Lindor dhe Irakut, duke përfshirë Bagdadin.
-Ai e shtriu autoritetin e tij në vitin 1510 në Iranin Lindor, duke mundur një koalicion të fisnorëve turq dhe duke i vendosur kufijtë e shtetit të tij në lumin Oksus.
-Kur Ismaili e shpalli veten shah në vitin 1501, e shpalli gjithashtu shiizmin e dymbëdhjetëshes të jetë feja zyrtare dhe e detyrueshme e shtetit.
-Ismaili e garantoi respektimin e shpalljes së tij duke i shpërndarë vëllazëritë sunnite dhe duke urdhëruar ekzekutimin e të gjithë atyre që refuzonin ta pranonin shiizmin.
Avdi Bakiju /SHENJA/