Rusia: Ukraina sulmoi me 53 dronë territorin tonë

Rusia: Ukraina sulmoi me 53 dronë territorin tonë

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se Ukraina ka kryer sulm me 53 mjete ajrore pa pilot (dronë) ndaj territorit të Rusisë, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Në një deklaratë nga ministria lidhur me sulmet thuhet: “Mbrëmë dhe në orët e para të mëngjesit të 5 prillit u ndaluan përpjekjet e regjimit të Kievit për të kryer sulme terroriste duke përdorur mjete ajrore pa pilot (dronë) të llojit avion ndaj objektivave në territorin e Federatës Ruse”.

“Sistemet e mbrojtjes ajrore ruse ndërhynë ndaj dronëve”, thuhet në deklaratën ku pretendohet se në rajonin e Rostovit u shkatërruan 44 dronë, në rajonin Saratov 1, në rajonin Kursk 1, në Belgorod 1 dhe në Krasnodar 6 dronë.

MARKETING