NASA përgatitet për të mbjellë bimë në Hënë
Në të ardhmen njerëzit që do të mund të shkelin në Hënë do të ndeshen me një kopsht të gjelbër pasi NASA po planifikon që të mbjellë tre lloje të barishteve në një serë hënore kur misioni i Artemis III të rikthejë njerëzit në Hënë. Lunar Effects on Agricultural Flora (LEAF) është një nga tre eksperimentet që janë përzgjedhur për të shkuar në hënë në 2026
Agjencia hapësinore amerikane, për herë të parë do të provojë të rrisë bimë në hënë dhe NASA shpreson se tre bimët e përzgjedhura do të luajnë një rol të rëndësishëm në vendosjen e kolonive njerëzore përtej kufijve të Tokës.
Eksperimenti LEAF është dizenjuar nga Space Lab Technlogies në Kolorado për të testuar sesi bimët e ndryshme u rezistojnë kushteve hapësinore.
Astronautët do të marrin me vete disa “dhomëza rritjeje”, secila me nga një lloj barishteje brenda. Kapsulat do të mbrojnë bimët nga rrezatimi i tepërt, drita e diellit dhe boshllëku i hapësirës duke u lejuar astronautëve të vëzhgojnë rritjen e tyre.