Izraeli godet zonat kufitare të Libanit me zjarr të fortë artilerik

Izraeli godet zonat kufitare të Libanit me zjarr të fortë artilerik

Ushtria izraelite nisi sulm artilerik në rajonet kufitare në jug të Libanit, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Libanit NNA, ushtria izraelite ka vënë në shënjestër qytetet në rajonin kufitar me zjarr artilerik dhe tanke të tipit “Merkava”.

Forcat izraelite goditën vendbanimet Ayta al-Shaab, Ramim, Ed-Duhayra, Nakura dhe Lebeniyye afër kufirit.

Raportohet se sulmet me tank dhe artileri në fjalë vazhdojnë.

MARKETING