“Bota në fokus’: Lindja e Perandorisë Osmane

“Bota në fokus’: Lindja e Perandorisë Osmane

-Fillimet e shtetit osman janë gjetur zakonisht te arritjet e prijësit turk, Osmanit, sundimtarit të një principate të vogël gazi. Gjatë fillimit të viteve 1300, luftëtarët gazi të Osmanit arritën një seri suksesesh ushtarake kundër forcave bizantine.

MARKETING

Description of image

-Fuqia ushtarake në rritje në dispozicion të Osmanit i dha mundësi atij dhe të birit, Orhanit, t’i zgjerojnë territoret e tyre në Anadollin Veriperëndimor. Orhani mori më 1326 qytetin e Bursës nga bizantinët dhe e bëri atë kryeqendrën e shtetit të tij gë po lindte.

-E gjithë Europa Juglindore ra nën kontrollin e drejtpërdrejtë Osman përgjatë dy shekujve në vijim. Ekspansioni osman i shekullit të katërmbëdhjetë në të gjashtëmbëdhjetin ishte jo më pak i jashtëzakonshëm se pushtimet arabe 700 vite më herët.

-Pas një rrethimi të gjatë, më 29 mai 1453, forcat e sulltan Muhammed el Fatihut, i njohur si sultan Mehmeti II hynë në kryeqytetin bizantin dhe i dhanë fund rolit të Kostandinopojës si qendra simbolike e botës së krishterë lindore.

-Krijimi i flotës u dha mundësi po ashtu osmanëve t’i pushtojnë ishujt kryesorë strategjikë mesdhetarë, nga Rodi (1522) dhe Qiproja (1570) në lindje te Kreta (1664) në qendër ta shtrijnë kontrollin e tyre mbi Afrikën e Veriut me pushtimin e Algjerit (1529) dhe të Tunizit (1574).

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING