Stano: Kosova duhet ta zbatojë urgjentisht detyrimin për themelimin e Asociacionit

Stano: Kosova duhet ta zbatojë urgjentisht detyrimin për themelimin e Asociacionit

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, ka thënë se Kosova duhet ta zbatojë urgjentisht detyrimin shumëvjeçar për themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe në vend dhe paralajmëroi se ajo do të përballet me pasoja në rrugën e saj drejt BE-së, nëse dështon ta bëjë këtë. Ai tha se themelimi i Asociacionit është detyrim për Kosovën dhe “kjo është përsëritur disa herë nga Bashkimi Evropian në nivelin më të lartë, atë të liderëve evropianë“. Stano përsëriti se themelimi i Asociacionit lidhet me përparimin e Kosovës në synimin e saj për t’u bërë pjesë e bllokut. Stano theksoi se çështja e themelimit të Asociacionit vazhdimisht diskutohet në takimet me palët. Megjithatë, ai tha se në takimin e kësaj javë në nivel të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, çështja kryesore do të jetë gjetja e një zgjidhjeje për dinarin e ndaluar serb në Kosovë.

MARKETING