Gjobiten 188 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në Tetovë
SPB Tetovë njofton se dje ka sanksionuar 188 shoferë të cilët ka tejkaluar shpejtësinë.
“Dje (31-mars) nga ora 08:00 deri në ora 23:00, në zonën e SPB-Tetovë është kryer aksion kontrollues për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që lëvizin me shpejtësi mbi normën e lejuar. Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar gjithsej 188 shkelje të shpejtësisë maksimale të lejuar. Prej tyre, 132 tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar janë regjistruar jashtë vendbanimit (TE-65 dhe GV-67), nga të cilët 12 drejtues mjetesh (TE-7 dhe GV-5) kanë tejkaluar me më shumë se 70 kilometra në orë, 27 shoferë (TE-14 dhe GV-13) për më shumë se 50 kilometra në orë më shumë se sa shpejtësia e lejuar.
Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 56 shkelje të tejkalimit të kufirit të shpejtësisë në vendbanim (TE-48 dhe GV-8), nga të cilat 2 drejtues mjetesh (TE) kanë tejkaluar shpejtësinë me më shumë se 50 kilometra në orë dhe janë sanksionuar dhe 12 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-8 dhe GV-4). Ndaj shoferëve shkelës janë përgatitë parashtresat e përshkruara me ligj”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.