Vuçiq vazhdon t’i vuajë bombardimet e NATO-s në Serbi, i quan perëndimorët zuzar

Vuçiq vazhdon t’i vuajë bombardimet e NATO-s në Serbi, i quan perëndimorët zuzar

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha të dielën në Prokuplje, në përkujtimin e Ditës së Përkujtimit të të vrarëve në agresionin e NATO-s, se kanë kaluar 25 vjet, por se Serbia “ende nuk pajtohet me copëtimin”.

Në një fjalim në të cilin ai i quajti liderët perëndimorë “zuzar”, Vuçiq premtoi se “do të rezistojë derisa të marrim frymë”.

Profesori dhe analisti politik, Ivan Vujaçiq vlerëson se retorika e presidentit serb, Aleksandar Vuçiqi se perëndimorët janë “zuzar”, është e shëmtuar dhe nuk kontribuon për asgjë të mirë.

“Nëse të gjitha ato vende janë zuzar, lind pyetja – pse norvegjezët menaxhojnë EPS-në, pse amerikanët duhet të ndërtojnë Shtabin e Përgjithshëm, pse Franca merr një aeroport e kështu me radhë… Pse po shkojmë fare në BE? , nëse ka kaq shumë zuzar atje. Është retorikë për përdorim të brendshëm, por është e shëmtuar dhe njerëzit do ta mbajnë mend. Kjo nuk do të çojë në një marrëdhënie më të mirë me të”, tha ai.

Dhe ajo që është interesante, thotë Vujaçiq, emri i ish-kancelarit gjerman Gerhard Schröder nuk përmendet më në emrat e “zuzarëve” që morën pjesë në bombardimet e NATO-s.

Edhe pse gjykata në Beograd në vitin 2000 dënoi 14 politikanë të lartë perëndimorë dhe liderë të NATO-s me 20 vjet burgim, tani në mënyrë simbolike, duke përfshirë Bill Clinton, Jacques Chirac, Gerhard Schroeder, Tony Blair, Madeleine Albright, William Cohen, Vuçiq ka mbrojtur në vitet e fundit Schroeder.

“Kur i shkruan Vuçiqi Schröderit… Kështu më thonë ata që duan të thonë se ka marrë pjesë në bombardim, edhe pse atëherë nuk kanë marrë pjesë, por e kanë përkrahur”, ka thënë Vuçiq në vitin 2020.

Sipas tij, me të njëjtin entuziazëm, Vuçiq mbron Donald Trumpin dhe idenë për t’ia shitur dhëndrit të tij, ndërtesën e ish Shtabit të Përgjithshëm e cili u shkatërrua nga bombardimet e NATO-s.

Përkundër kësaj, perëndimi vazhdon ta “ledhatojë, Vuçiqin.

MARKETING