‘Bota në fokus’: Arabia paraislame dhe lindja e Islamit

‘Bota në fokus’: Arabia paraislame dhe lindja e Islamit

-Në prag të lindjes së Islamit, dy shtete rivale perandorake i sundonin tokat e qëndrueshme të Lindjes së Mesme, Perandoria Romake-Bizantine në perëndim dhe Perandoria Sasanide e Iranit në lindje.

-Në dallim nga hapësirat e administruara përpikërisht të perandorive bizantine dhe sasanide, Gadishullit Arabik të fillimit të shekullit të shtatë i mungonte çdo autoritet qendror organizativ.

-Fiset ishin njësitë më të mëdha të organizimit shoqëror dhe politik që i ishin ofruar besnikëritë e një individi.

-Nga shekulli i katërt dhe i pestë pas Krishtit një varg bashkësish arabe në jug të Arabisë kishin adoptuar Krishterimin, ndërsa sundimtari i dinastisë së fundit paraislame të Jemenit qe konvertuar në Judaizëm.

-Megjithatë, pjesa më e madhe e fiseve në brendësi të territorit vijoi të praktikonte forma të ndryshme të animizmit, duke adhuruar hyjni apo idhuj lokalë. Kjo gjendje do të vazhdonte deri në vitin 610 kur i erdhi shpallja hyjnore Profetit Muhammed, dhe bota do të ndryshonte përgjithmonë.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING