Rritet numri i fluturimeve të realizuara nga aeroportet e Ohrit dhe Shkupit në dy muajt e parë të vitit 2024

Rritet numri i fluturimeve të realizuara nga aeroportet e Ohrit dhe Shkupit në dy muajt e parë të vitit 2024

Numri i udhëtarëve të shërbyer në dy aeroportet ndërkombëtare në vend ka arritur në 432.678 në dy muajt e parë të vitit, që është 39.5 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, bëri të ditur “Aeroports de Paris” (ADP).

Sipas njoftimit të fundit nga “ADP”, vetëm në   shkurt numri i udhëtarëve ka arritur në 189.434, që është 30.8 për qind më shumë se shkurti i vitit 2023.

Komunikacioni i realizuar në aeroportet e Ohrit dhe Shkupit për dy muajt e parë të këtij viti ka arritur në 3.521 fluturime, që është 34.5 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Vetëm në  shkurt në të dy aeroportet janë realizuar 1.590 fluturime ose 30.1 për qind më shumë se në shkurt të vitit të kaluar.

Ndryshe, kompania “ADP” posedon 46 për qind të aksioneve të kompanisë “TAV aeroporte”, koncerni turk që menaxhon aeroportet në Shkup dhe Ohër.

MARKETING