Rinia e VLEN e pret me protesta Bujar Osmanin: Keni politizuar UT-në

Kandidati për president nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani sot gjatë vizitës në Universitetin e Tetovës, është pritur me protesta nga studentë dhe aktivistë të rinisë së opozitës shqiptare VLEN.
MARKETING
Protestuesit mbanin pankaratat me mbishkrimet: “Ju e shkatërruat Universitetin e Tetovës”, “Ju e përzutë rininë”, “Depolitizoni universitetin”.
“Këta kanë ardhur për interesa të tyre personale e politike. Studentët janë zgjedhur se kush mund të hyjë në Universitet, pra, vetëm ata që janë të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe ne jemi kundër kësaj sepse edhe ne jemi studentë dhe duam të drejtat tona, e jo vetëm ata që janë të BDI-së ta presin Bujar Osmanin, ashtu të selektum. Këta janë shkaktar që rinia po ik nga vendi jonë e vet këta janë shkaktar për ikjen e rinisë edhe pse kanë ardhur të tregojnë se këtu qenka më mirë”, tha Bergin Islami, LEN.
Ndryshe, Bujar Osmani kishte shkuar në UT në cilësinë e ministrit të jashtëm për të mbajtur një ligjeratë për Bashkimin Evropian.