‘Bota në fokus’: 13 vjet pas Gadafit – libianët të zhgënjyer nga revolucioni i tyre

‘Bota në fokus’: 13 vjet pas Gadafit – libianët të zhgënjyer nga revolucioni i tyre

-17 shkurti shënon 13 vjetorin e kryengritjeve në Libi, por libianët kanë pak arsye për të festuar pasi vendi vazhdon të përballet me paqëndrueshmërinë.

-Që nga largimi i Muamar Gadafit në vitin 2011, Libia është përfshirë në një gjendje trazirash.

-Që nga viti 2014 , vendi ka përjetuar një ndarje midis administratave rivale, duke rezultuar në shfaqjen e milicive të shumta dhe një gjendje të paligjshmërisë.

-Që kur Gaddafi mori pushtetin, nafta ka qenë burimi kryesor në duart e liderit të Republikës së saposhpallur Arabe Libiane.

-Gjatë gjithë mandatit të Gaddafit, programe ambicioze sociale u nisën në fushat e arsimit, shëndetësisë, strehimit, punëve publike dhe subvencioneve për energjinë elektrike dhe ushqimet bazë. Këto politika çuan në një përmirësim të konsiderueshëm të kushteve të jetesës së libianëve, nga të qenit një nga vendet më të varfra në Afrikë në 1969 në të qenit lider i kontinentit në Indeksin e Zhvillimit Njerëzor në 2011.

-13 vjet pas vdekjes së tij, banorëve në kryeqytetin e vendit të shkatërruar nga kaosi u mungon lideri prej shumë kohësh, ndërsa zhgënjimet e jetës së përditshme rriten.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING