Apple Vision Pro “shpërthejnë” në mesin e amerikanëve, njerëzit po i bartin në rrugë, vetura, tren dhe gjatë ‘shoppingut’

Apple Vision Pro “shpërthejnë” në mesin e amerikanëve, njerëzit po i bartin në rrugë, vetura, tren dhe gjatë ‘shoppingut’

Revolucioni teknologjik ka arritur.

Rrugët në SHBA janë mbushur me njerëz që po i përdorin pajisjet e Apple, Vision Pro, të cilat dolën në shitje vetëm pak ditë më parë, transmeton Telegrafi.

Qoftë në rrugë, palestër, në kafene apo edhe në trena, amerikanët kanë filluar t’i integrojnë pajisjet e Apple në jetën e tyre të përditshme.

Lansimi i tyre për publikun e gjerë sjell një revolucion tjetër teknologjik që pas lansimit të smartphone-it të parë.

Pamjet e shumta të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se si Amerika është “pushtuar” nga pajisjet e Apple Vision Pro e së shpejti këto do të vijnë edhe për pjesën tjetër të botës.

Njëri prej youtuberëve të famshëm tha se i vendosi pajisjet derisa po ecte në rrugët e New York-ut, dhe në mes të sheshit Time Square. Ai madje po i përgjigjej mesazheve përmes pajisjeve duke lëvizur në shkallët e një stacioni.

Pamjet e njerëzve me pajisjet Vision Pro po bëjnë tanimë xhiron me të madhe në rrjetet sociale.

MARKETING