Autoritetet italiane: ChatGPT shkel ligjet e privatësisë – mund të gjobitet me miliona euro

Autoritetet italiane: ChatGPT shkel ligjet e privatësisë – mund të gjobitet me miliona euro

Pas një hetimi një mujor, rregullatori italian i tha kompanisë amerikan, Open AI se produkti i saj kryesor, sistemi gjenerues i inteligjencës artificiale ChatGPT, shkel ligjet evropiane për mbrojtjen e të dhënave (GDPR).

OpenAI i është dhënë një afat 30-ditor për t’iu përgjigjur këtyre akuzave, raporton Tech Crunch.

Nëse konfirmohen shkelje të dyshuara të ligjeve evropiane të privatësisë, kompania mund të paguajë një gjobë deri në 20 milionë euro ose deri në katër për qind të xhiros së saj vjetore.

“Ne besojmë se praktikat tona janë në përputhje me GDPR dhe ligjet e tjera të privatësisë dhe po ndërmarrim hapa shtesë për të mbrojtur të dhënat dhe privatësinë e njerëzve”, njoftoi OpenAI.

Më 30 mars të vitit 2023, rregullatori italian vuri në dukje se nuk ka asnjë bazë ligjore për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale për trajnimin e algoritmeve që janë kyçe për ChatGPT.

Ai theksoi gjithashtu shqetësimet për sigurinë e fëmijëve dhe paralajmëroi për potencialin e këtij programi për të gjeneruar informacione të pasakta për individët. /Telegrafi/

MARKETING