15 të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Mitrovicë

15 të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Mitrovicë

Një shpërthim ka ndodhur pasditen e së shtunës në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, ku si pasojë 15 persona kanë pësuar lëndime.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se bazuar në informatat e para, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë e gazit.

Zahiti mes tjerash ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 15 persona kanë pësuar lëndime.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi”, ka thënë ai. /Telegrafi/

MARKETING