Opozitari korean sulmohet me thikë në konferencë

Opozitari korean sulmohet me thikë në konferencë

Lideri opozitar në Korenë e Jugut, Lee Jae-Myung, është goditur me thikë gjatë një për medie shtypi në qytetin jugor të Busanit, ka raportuar BBC-ja të martën.

Jae-Myung, që i humbi zgjedhjet presidenciale në 2022-n, u godit në anën e majtë të qafës mëngjesin e së martës, derisa sulmuesi është arrestuar në vendin e ngjarjes.

Politikani jugkorean po trajtohet në spital dhe gjendja e tij është stabile.
I dyshuari u tha se iu afrua politikanit për një autograf, kur papritmas nxori thikën dhe e goditi.

Nuk dihet motivi i sulmit.

MARKETING