TikTok kërkon fjalëkalimin e telefonit, askush nuk e di pse
Një numër i madh i përdoruesve të TikTok janë “të frikësuar”, pasi raportohet se aplikacioni po kërkon prej tyre të vendosin fjalëkalimin e telefonit, nëse dëshirojnë të shohin përmbajtjen.
Sipas një raporti nga Dataconomy, ka disa arsye të mundshme pse TikTok po kërkon fjalëkalimet.
Fillimisht, është e mundur që jetë një “masë e përkohshme sigurie”, por mund të lidhet edhe me një version të ri të aplikacionit, ose thjesht gabim.
Ekspertët kanë paralajmëruar se është ide e keqe të vendosni fjalëkalimin tuaj aty ku nuk ju nevojitet me të vërtetë, pasi rreziqet e sigurisë si vjedhja e identitetit, janë më se të dukshme.
Por, përdoruesit kanë gjetur një zgjidhje për këtë problem, duke e përditësuar aplikacionin në versionin 32.5.0.
Ende nuk ka ndonjë arsyetim nga TikTok në lidhje me veprimin e fundit, megjithatë përdoruesit kërkojnë përgjigje. /Telegrafi/