SHBA: Në Dejton të gjithë e kuptuan se Republika Sërpska nuk ka të drejtë të shkëputet

SHBA: Në Dejton të gjithë e kuptuan se Republika Sërpska nuk ka të drejtë të shkëputet

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien tha se entiteti Republika Sërpska (RS) në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) nuk ka të drejtë të shkëputet dhe se SHBA-ja do të veprojnë nëse dikush përpiqet të ndryshojë këtë element bazë të Dejtonit, raporton Anadolu.

“Ne folëm në Dejton dhe të gjithë atje kuptuan se nuk kanë të drejtë të shkëputjes, pikë. SHBA-ja do të veprojë nëse dikush përpiqet të ndryshojë këtë element bazë të Dejtonit”, tha O’Brien në profilin zyrtar të rrjetit social të X.

Bashkë me mesazhin e tij, O’Brien ka ndarë edhe njoftimin e mbrëmshëm të Ambasadës së SHBA-së në BeH, në të cilin ndër të tjera thuhet se as Republika Sërpska dhe as Federata e Bosnjë e Hercegovinës nuk ekzistojnë jashtë BeH-së.

“Kushtetuta e BeH-së nuk i jep të drejtën entitetit apo ndonjë njësie tjetër nënshtetërore të shkëputet. SHBA-ja e ka bërë të qartë në disa raste se do të veprojnë kundër veprimeve anti-Dejton dhe shkëputja është aksioni kundër Dejtonit”, deklaroi Ambasada e SHBA-së në BeH.

MARKETING