Ushtria izraelite pranon përgjegjësinë për vrasjen e 3 ushtarëve izraelitë të mbajtur peng në Gaza

Ushtria izraelite pranon përgjegjësinë për vrasjen e 3 ushtarëve izraelitë të mbajtur peng në Gaza

Ushtria izraelite pranoi se është përgjegjëse për ngjarjen e vrasjes së 3 ushtarëve të mbajtur peng në Rripin e Gazës nga “zjarri miqësor” në lagjen Shujaiyya në lindje të Rripit të Gazës rreth dy javë më parë, ndërsa këtë situatë ajo cilësoi si “një ngjarje të rrezikshme e cila ka pasoja shumë serioze”, transmeton Anadolu.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Izraelit, Herzi Halevi, në një konferencë për shtyp tha se “Komanda e ushtrisë ndihet përgjegjëse për vrasjen e ushtarëve tanë (të marrë peng nga Hamasi pas sulmit të 7 tetorit) gjatë një përpjekjeje të dështuar shpëtimi”.

Ushtria izraelite nuk ka mundur të përmbushë detyrën e saj për shpëtimin e personave të rrëmbyer, tha Halevi, duke e konsideruar si “një ngjarje shumë serioze me pasoja shumë të rënda” vrasjen e tre ushtarëve me zjarr miqësor në Gaza.

Edhe zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se ushtria mban përgjegjësinë për vrasjen e tre ushtarëve.

Ushtarët që vranë tre pengjet duke hapur zjarr gjatë ngjarjes, janë nën një presion të madh, tha Hagari, i cili theksoi se hetimet e kryera tregojnë se tre ushtarët pengje të vrarë ndodheshin në një tunel dhe se ushtria izraelite nuk e dinte që këta ushtarë ishin në një ndërtesë aty pranë.

Në një deklaratë të bërë më 15 dhjetor, ushtria izraelite njoftoi se tre pengjet izraelite në Gaza u identifikua gabimisht si kërcënim dhe se ata u vranë me “zjarr miqësor” në Shujaiyya, ndërsa nuk ishte theksuar se këto persona ishin ushtarë izraelitë.​

MARKETING