Kosovë, 34- vjeçarja dyshohet se ka bërë vetëvrasje
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes një 34-vjeçare nga Gjakova është gjetur e vdekur te një hotel në fshatin Suhadoll në magjistralen Prishtinë-Lipjan.
Prokurori i rastit, Armend Hamiti për Reporterin ka thënë se lidhur me rastin ka dyshime për vetëvrasje.
“Ka dyshime për vetëvrasje, s’mundem të them më shumë pa u kryer hetimet”, tha Prokurori Hamiti.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj tha se trupi i 34-vjeçares është dërguar në IML për obduksion dhe rasti po hetohet në koordinim me Policinë.
“Prokurori kujdestar është njoftuar lidhur me këtë rast, i njëjti ka dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është iniciuar “hetim mbi vdekje”, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML për t’iu bërë obduksioni. Veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në koordinim më policinë”, tha Ulaj për Reporteri.net.
Raportohet se i dashuri i saj në polici ka deklaruar se gruaja nga Gjakova u hodh nga dritarja e hotelit, pas një fjalosje mes çiftit.