Pse Google do të paguajë një “gjobë” 700 milionë dollarëshe?
Kompania amerikane e teknologjisë Google ka rënë dakord të paguajë 700 milionë dollarë për konsumatorët amerikanë dhe shtetet federale si pjesë e një marrëveshjeje antitrust përpara një gjykate federale në San Francisko, e cila zbuloi se biznesi i Google me aplikacionet përbënte një shtrembërim të konkurrencës në treg.
Në të njëjtën kohë, Google është zotuar të mundësojë konkurrencë më të madhe në aplikacionet e saj Play Store, raporton CNBC.
Kompania do të paguajë 630 milionë dollarë në një fond besimi të konsumatorëve dhe 70 milionë dollarë në një fond besimi federal, sipas marrëveshjes, e cila i nënshtrohet miratimit përfundimtar nga një gjyqtar.
Si pjesë e marrëveshjes, Google u zotua të bëjë më të lehtë për përdoruesit të shkarkojnë aplikacione direkt nga zhvilluesit.
Google po përballet gjithashtu me padi të tjera që sfidojnë praktikat e saj të kërkimit dhe reklamimit dixhital. /tesheshi.com/