NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për pije

NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për pije

NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup, me qëllim të informimit sa më të mirë të qytetarëve të qytetit të Shkupit, publikon raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e bëra në Departamentin për kontroll sanitar.

MARKETING

Description of image

Siç njoftojnë nga NP, sipas rezultateve të marra nga testet, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.
“Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 11.12.2023 deri më 15.12.2023 ka marrë 194 mostra për fiziko-kimike dhe 194 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 49 pika matëse në Qytetin e Shkupit”, thonë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.

MARKETING