Kurti: Nuk e përjashtoj mundësinë e një sulmi të ri nga Serbia

Kurti: Nuk e përjashtoj mundësinë e një sulmi të ri nga Serbia

Kryeministri Albin Kurti nuk ka përjashtuar mundësinë e një sulmi të ri serb në territorin e Kosovës kur është pyetur në një intervistë për gjermanen Stern.

Ai ka thënë se Kosova duhet të jetë vigjilentë dhe duhet të mbështetet në trupat e saj dhe të NATO-s që kanë shtuar trupat në vendin tonë.

“Kemi një fqinj agresiv që nuk na pranon. Nuk mund të përjashtojmë mundësinë e një sulmi sepse nuk varet nga ne. Por ne mbetemi vigjilentë dhe të mbështetur nga trupat tona dhe ato të aleatëve tanë të NATO-s, të cilët kanë shtuar mbështetjen e tyre që nga sulmet e shtatorit për të garantuar sigurinë e vendit tonë”, ka deklaruar Kurti.
Ai më tej ka thënë se shteti i Kosovës po investon në ushtri.

“Ne përmbushim standardin e mbrojtjes prej dy për qind të PBB-së duke investuar në ushtri. Nëse ka demokraci, liderët e zgjedhur duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Kjo çon në parashikueshmëri. Por diktatura mbart rreziqe”.

Tutje Kurti ka thënë se Kosova e ndjenë agresionin serb.

“Pyet veten se çfarë do të urdhërojë një ditë Vuçiq policinë dhe ushtrinë e tij. Ne vazhdimisht e ndiejmë agresionin serb: ata kanë 48 baza të avancuara ushtarake dhe xhandarmërie nëpër Kosovë – në formë patkoi”, ka deklaruar Kurti.

MARKETING